×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli përmend dy mundësi ligjore për zgjedhjet në veri: Mund të organizohet mini-referendum

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Si shkak i situatës së tensionuar në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka dal me disa kërkesa ndaj Kosovës në mënyre që situata atje të tejkalohet, e ndër ato kërkesa është që në ato katër komuna të ketë zgjedhje të reja dhe Qeveria të gjejë zgjidhje që në ato zgjedhje të marrin pjesë edhe serbët.

    Në lidhje me këtë, Eugen Canolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se për këtë ekzistojnë dy mundësi ligjore që të mbahen zgjedhjet.

    E para sipas tij, dhe më e thjeshta është që kryetarët e sapo zgjedhur përmes një marrëveshje politike të japin dorëheqje dhe kështu mund të organizohen zgjedhjet e reja.

    “Ekzistojnë dy rrugëdalje ligjore për të pasur zgjedhje të reja të jashtëzakonshme në komunat veriore. E para është që kryetarët e rijnë për shkak të marrëveshjes politike që mund të arrihet të japin dorëheqje, që do të ishte proceduralishtë mënyra më e lehët”, tha ai, raporton EO.

    Opsioni i dytë sipas Canollit është që të bëhet sipas referendumeve, ku në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejt vote, atëherë presidentja i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në pajtim me procedurat që janë prej 30 deri në 45 ditë.

    “Së dyti është mundësia e largimit të kryetarëve me procese të votimit që në esencë janë mini referendume. Ku kërkohet që 20 për qind e votuesve më të drejtë vote të iniciohet kërkesë tekë kryetari i Kuvendit të Komunës, kjo përcillet në KQZ, pastaj KQZ organizon një lloj referendumi ku qytetarët pyeten se a jeni për apo kundër largimit të kryetarëve aktual. Në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejtë vote atëherë presidentja e shpall sërish zgjedhjet e jashtëzakonshme në pajtim me procedurat që janë prej 30 deri në 45 ditë”.

    “Mundësi e dytë vlen vetëm për kryetarët e komunave për shkak se për asamble nuk ekziston mundësi e largimit apo shkarkimit të tyre një anshëm nga ana e qytetarëve”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin. “Përkundër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.