×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Pushteti në veri s’mund të mbahet me granata – Me ekstremistët s’mund të jem vetëm demokrat

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se është i vetëdijshëm që kryetarët e rinj në komunat veriore, nuk gëzojnë legjitimitet të plotë, për shkak të bojkotit të zgjedhjeve nga serbët lokalë.

    Megjithatë sipas tij, ky nuk është faji i Kosovës, por i Serbisë dhe i Listës Serbe, që pa arsye i kanë bojkotuar zgjedhjet. Kurti tha se është e vërtetë që kryetarët kanë legjitimitet të vogël, por Lista Serbe sipas tij, nuk e ka asnjë votë dhe kështu nuk gëzon fare legjitimitet.

    “Kryetarët aktualë janë larg nga legjitimiteti të plotë për shkak të daljes së ulët në zgjedhje e cila më tej është pasoj e fushatës së egër të Beogradit, dhe të veglave të tij në veri, që të bojkotohen ato zgjedhje dhe të mos konsolidohen institucionet. Jam i vetëdijshëm që dalja ka qenë 3.5% njëmend është shumë larg legjitimitetit të plotë politik. Legaliteti është aty, ligjshëmëria është aty, ata që po na kritikojnë neve nga Beogradi, që legjitimiteti qenka i vogël apo kurrfarë ata vetë nuk kanë legjitimiet. Kryetarët aktual kanë legjitmtiet të vogël, por serbët e listës serbe e kane zero”, ka thënë ai.

    Tutje ai u shpreh, se pushteti në asnjë pjesë të Kosovës, nuk mund të merret me granata e shok bomba, por me zgjedhje të lira.

    Ai theksoi se ndaj ekstremistëve, nuk mund të jetë vetëm demokrat por duhet të jetë edhe sovranist.

    “Pushteti munhd të mbahet nuk mund të merret me granata, shok bomba, e sulme ndaj KFOR-it e policisë sonë. Nuk është protestë për zgjedhje të reja, këto janë protesta me kryqin me 4 S me shkronjën ruse Z, këto janë protesta të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin dhe Putinin. Nuk është vetëm cështja e komunës, ndërtesat e komunës janë të republikës, nëse kryetarët e komunave nuk shkojnë aty ku duhet të shkojnë. Që nga viti 1999, ka struktura paralele, nuk mundemi të krijojmë struktura paralele strukturave paralele. Kemi bërë një mori koncesionesh kërkesave të faktorëve ndërkombëtarë, natyrisht duke na u dukur edhe të arsyeshëm, sepse faktorët ndërkombëtarë nuk na japin urdhra, japin këshilla rekomandime, disa dallojnë për shkak të kontekstit, nuk japin urdhra. Urdhrat jepen brenda shtetit tonë. Karshi demokratëve jam demokrat, karshi ekstremistëve nacionalshovenistë, nuk mund të jem vetëm demokrat, jam edhe sovranist”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Gusht 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht,...
    Lajme03 Gusht 2025
    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave nga punëtorët e saj, te një hapësirë për hedhjen e...
    Lajme03 Gusht 2025
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili...
    Të tjera
    Lajme03 Gusht 2025
    Në moshë të re ka vdekur hoxha nga Presheva, Faton Musliu. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e tij. Postimi i...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme në zonat e Divjakës dhe Mallakastrës. Në...
    Lajme03 Gusht 2025
    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet më të dendura të dëborës në dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur skemë të...
    Lajme03 Gusht 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Mediat atje, gjatë ditës së djeshme raportuan se një 21 vjeçar nga Kosova e ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.