×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sërish tensione mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Kanë shpërthyer sërish tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ditë përpara se të rifillonin bisedimet që synonin përfundimin e një marrëveshjeje paqeje që, të paktën në teori, do të zgjidhte konfliktin e tyre prej dekadash mbi enklavën e Nagorno- Karabakh.

    Dy ish-republikat sovjetike të Kaukazit u përfshinë në dy luftëra, në vitet 1990 dhe 2020, mbi kontrollin e Nagorno-Karabakut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit azerbajxhanas, por i banuar kryesisht nga armenë.

    Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani rimori territorin e kontrolluar nga Armenia për dekada. Negociatat midis dy qeverive dukej se po përparonin javët e fundit, veçanërisht pas vendimit të kryeministrit armen Nikol Pashinyan  për të njohur Nagorno-Karabakun si pjesë të Azerbajxhanit.

    Por Jerevani akuzoi Bakun se po kërcënonte se do të përdorte përsëri forcën, duke komentuar deklaratat e presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev  që kërkonte shpërbërjen e qeverisë “autonome” lokale në Nagorno-Karabakh.

    Ministria e Jashtme armene tha se Aliyev po përmend sërish kërcënimet për gjenocid dhe po përgatit terrenin për një tjetër operacion agresiv kundër popullsisë së Nagorno-Karabakut, sipas agjencisë së lajmeve Armenpress.

    Tensioni mbetet i lartë, pavarësisht bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA, BE dhe Rusia, veçanërisht pasi ushtria azere vendosi një pikë kontrolli në korridorin e Laçinit, e vetmja lidhje midis Armenisë dhe enklavës. Armiqësitë në kufi janë të shpeshta.

    Aliyev tha se ka ardhur koha, pas sukseseve të Azerbajxhanit në fushat e betejës në vitin 2020, që armenët të braktisin “iluzionet” për pavarësinë e Nagorno-Karabakut.

    Që do të thotë ” binduni ligjeve të Azerbajxhanit, bëhuni qytetarë normalë, besnikë, hidhni simbolet e pseudoshtetit të tyre në koshin e mbeturinave dhe shpërndani të ashtuquajturin parlamentin e tyre”, tha presidenti në fjalimin e tij të transmetuar nga televizioni shtetëror azerbajxhanas .

    Aliyev u takua javën e kaluar me Pashinyan në Moskë, ku presidenti rus Vladimir Putin, tha se ai besonte se palët po bënin përparim në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje, pavarësisht vështirësive.

    Nesër, të mërkurën, dy liderët do të takohen në Moldavi, në kuadër të një takimi zhvillimor të organizuar nga BE, me pjesëmarrjen e më shumë se 40 shteteve dhe institucioneve europiane.

    Nagorno-Karabak mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes dy shteteve, ndërsa çështjet si përcaktimi i kufijve të tyre, shkëmbimi i të burgosurve dhe hapja ose zhbllokimi i “korridoreve” tregtare të secilit vend që kalojnë nëpër territorin e tjetrit janë gjithashtu pezull./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të korrikut. Pushues nga vende...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Peszeshkian i shpëtoi vdekjes për pak gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars. Fars, raportoi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara po bënte fushatë në Pensilvani. “Sot...
    Sport13 Korrik 2025
    Iga Swiatek bëri histori në Wimbledon duke fituar titullin e saj të parë në këtë turne, por njëkohësisht i shkaktoi një “goditje...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Lajme13 Korrik 2025
    “Cirku i Republikës së Kosovës. Institucionet jofunksionale = qytetarë të pambrojtur. Shteti në pauzë”. Kështu shkroi Instituti Demokratik i Kosovës pasi për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.