×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kovaçevski: Dhuna nuk është asnjëherë opsion, përparimi mund të arrihet vetëm me dialog

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me ngjarjet e djeshme në Zveçan, tha se dhuna nuk është asnjëherë opsion i mirë dhe se stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihet vetëm me dialog të hapur.

    Në Twitter, Kovaçevski bëri thirrje për një deeskalim të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit.

    “Jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi shqetësues të ngjarjeve, përveç një numri të madh të të lënduarve. Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar në misionin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Unë bëj thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës, për deeskalim të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihet vetëm me dialog të hapur”, tha Kovaçevski.

    Ai theksoi se nevojitet komunikim paqësor dhe i hapur, i cili do të mundësojë zbatimin e përshpejtuar të Marrëveshjes për Normalizim, me të gjitha anekset dhe obligimet e marra reciprokisht.

    Ai thekson se është thelbësore vazhdimi i koordinimit të ngushtë dhe aktiviteteve të përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon, në radhë të parë në drejtim të përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të konsolidimit të stabilitetit dhe siç thekson ai, ngushtojnë hapësirën për ndikimin e palëve të treta destabilizuese./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder....
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjkata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”. OVL-UÇK...
    Lajme14 Korrik 2025
    Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe...
    Sport14 Korrik 2025
    Raportimet nga Belgjika sugjerojnë se ende nuk është konfirmuar nëse Ardon Jashari do të jetë i disponueshëm për fillimin e stërvitjeve parasezonale...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.