×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK shpreh shqetësim për demolimin e veturave të gazetarëve në Zveçan

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar për demolimin e veturave të T7 e KOHËS në Zveçan.

    Njëherësh AGK u bën thirrje organeve kompetente që ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga veriu.

    Njoftimi i plotë i AGK-së:

    Vetura e ekipit të KOHËS që ka raportuar dje nga Zveçani, është gjetur mëngjesin e sotëm tërësisht e demoluar.

    Në fotografitë dhe videon e publikuar nga mediumi, shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera, simbole nacionaliste të shënuara në veturë, si dhe pasqyret i mungojnë.

    Në të njëjtën gjendje, është gjetur edhe vetura e mediumit T7, e mbuluar me simbole nacionaliste serbe, xhama të thyer, e goma të shpërthyera.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me pamjet e dhëna nga këto dy mediume, dhe u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdës të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, u bëjmë thirrje organeve kompetente që ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga këto komuna, si dhe t’i hetojnë me prioritet të gjitha sulmet ndaj medieve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar për takimin me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea. Përmes një postimi në Facebook, e para...
    Lajme12 Korrik 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, me ftesë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA ka takuar edhe Ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Dorothy Camille...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, për Front Online tha se për shkak të pasigurisë juridike dhe ekonomike, si dhe...
    Lajme12 Korrik 2025
    Gjatë një kontrolli të rregullt në ambientet sanitare të Qendrës Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë zbuluar një sasi të dyshuar të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në një prononcim për Front Online, tha se tregu ekonomik në Kosovë është rënduar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Tre persona janë arrestuar në fshatin Milefc të Prishtinës nën dyshimin se kanë dëmtuar rrethojën. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një zjarr  ka shpërthyer në Qabër të Zubin Potokut ku janë djegur një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Malishevë raportohet se motër e vëlla janë rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë, motra edhe ia ka thyer xhamin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.