×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për situatën në veri

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar të martën Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri.

    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u lënduan gjatë përleshjeve.

    Misioni po ashtu ka bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës.

    “Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE). Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, duke kryer mandatin e saj në OKB në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatën e misionit.

    KFOR-i bëri të ditur se se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë. 11 ushtarë italianë dhe 19 nga kontingjenti hungarez.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinё, se njё person...
    Lajme15 Korrik 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë. A ka bërë me dije se...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nga 1 janari deri më 14 korrik janë shqiptuar gjithsej 24 mijë e 115 gjoba për kundërvajtje në trafik në rajonin e...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Dy të dyshuar të përfshirë në një rrahje e cila ndodhi më 4 korrik të këtij viti në rrugën “Uesli Klark” në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Vip15 Korrik 2025
    Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë përsëri në qendër të vëmendjes pas fotove të reja që i kapin së bashku, duke vëetuar...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.