×
  • Lajme
  • Lajme

    Borell: Dënojmë dhunën në Zveçan, i bëjmë thirrje Kosovës dhe protestuesve që të ulin tensionet

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, theksoi se BE-ja dënon fuqishëm “dhunën tronditëse në Zveçan”, duke u bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe protestuesve që të ulin tensionet.

    Borell deklaroi në Twitter se “aktet e dhunshme të kryera kundër trupave të KFOR-it, civilëve dhe pjesëtarëve të policisë” janë absolutisht të papranueshme.

    “BE-ja dënon fuqishëm dhunën tronditëse në Zveçan. Aktet e dhunshme të kryera kundër trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme. BE u bën thirrje autoriteteve kosovare dhe protestuesve që të ulin tensionin menjëherë dhe pa kushte”, theksoi Borell.

    Ai shton se BE-ja pret që palët të sillen me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë zgjidhje politike përmes dialogut./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Lajme12 Korrik 2025
    Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar....
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Ka përfunduar protesta paqësorë për 27 vjeçarin Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan. Në këtë protestë morën...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se moskonstituimi i Kuvendit, përveq faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tri dekada pas gjenocidit në Srebrenicë, përballja me të kaluarën në Serbi mbetet ende e shtypur në margjinat e shoqërisë. Derisa shoqëria...
    Sport12 Korrik 2025
    Liverpooli do të tërheqë nga përdorimi fanellën me numër 20 në nder të sulmuesit Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një...
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan u zhvillua sot protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut....
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Choe Son-hui në qytetin bregdetar Wonsan...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.