×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe sulmojnë ashpër Vuçiqin: Ai është fajtori kryesor për tensionet në veri të Kosovës

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të armatosur është shtuar. Por sipas mediave serbe, si Kurti ashtu dhe Vuçiç po shfrytëzojnë situatën për të bllokuar dialogun.

    Por sipas “Nova.rs”, faktor kryesor mbetet Vuçiç. Sipas saj, bojkotimi i zgjedhjeve në veri nga Lista Serbe ka bërë që të krijohet kjo situatë.

    “Vuçiç përjetoi një tjetër dështim nga i cili dëmin më të madh e pësojnë banorët e katër komunave në veri të Kosovës. Fillimisht i inkurajoi serbët që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, pastaj të bojkotojnë zgjedhjet, për pasojë nuk ka më kryetarë serbë dhe në fund për shkak të kundërmitingut boshatisi veriun e Kosovës dhe tani jemi në prag të konfliktit”, shkruan media serbe, transmeton FrontOnline.

    Sipas saj, tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kanë qenë intensive vitin e fundit, me zbutje të herëpashershme gjatë negociatave mes dy palëve në Bruksel.

    “Është një klishe e vjetër që duhen dy për ta luftuar, ashtu si tangoja, por këtë herë është e vërtetë e pashmangshme. Kurti nga njëra anë nuk dëshiron t’i qetësojë marrëdhëniet, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç i ka bërë keq komunitetit serb me kundër tubimin e tij”, shkruan Nova.

    Sipas saj, Vuçiç i mori militantët e tij në veri të Kosovës dhe i dërgoi në tubimin që mbajti të premten, duke i lënë hapësirë Kurtit që të dërgojë emrat e zgjedhur në votime.

    Ndërkohë, ish-ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç, thotë për Nova.rs se fajtori kryesor për situatën aktuale në Kosovë është pa mëdyshje Lista Srpska.

    “Natyrisht që qeveria në Beograd është përgjegjëse për situatën aktuale, por përgjegjësinë më të madhe e kanë përfaqësuesit e Listës Serbe. Ata janë ata që përfaqësojnë popullin serb këtu, ose kështu thonë ata. Dhe se si e përfaqësojnë popullin tonë shihet më së miri në 10 vitet e fundit dhe me të gjitha lëvizjet që kanë bërë në dëm të qytetarëve. Inkursioni i fundit i njësive speciale të policisë së Kosovës në vetëqeverisjet lokale në veri të Kosovës është dëshmi se nuk ka paramendim dhe përgjegjësi për lëvizjet”, tha Bogdanoviç për Nova.

    Sipas medias serbe, nga një distancë e caktuar, vërehet se vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës pashmangshëm bëri që shqiptarët të jenë kryetarë të katër komunave me shumicë serbe.

    “Rezultati logjik ishte se serbët humbën ndaj atyre pak shqiptarëve për shkak se morën pjesë në zgjedhje, gjë që krijoi rrugë të lirë. Ajo që ishte e vështirë ishte qëndrimi i serbëve se nuk do të lejonin që shqiptarët të hyjnë në institucionet serbe, ku valonte flamuri serb. Albin Kurti ka shfrytëzuar situatën e tensionuar, ndonëse një krizë e re në veri mund të parandalohej”, shkruajnë mediat serbe./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, për Front Online tha se për shkak të pasigurisë juridike dhe ekonomike, si dhe...
    Lajme12 Korrik 2025
    Gjatë një kontrolli të rregullt në ambientet sanitare të Qendrës Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë zbuluar një sasi të dyshuar të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në një prononcim për Front Online, tha se tregu ekonomik në Kosovë është rënduar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.