×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i Kurtit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, Kryeministria jep detaje

    FrontOnline
    29 Maj 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve, thuhet në njoftimin për media nga Kryeministria.

    Për ngjarjet e sotme në veri, Kurti tha se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.

    “Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”, u shpreh Kurti.

    Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi.

    Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim, thuhet tutje në komunikatë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Një burrë ka raportuar se iu kanë djegur pjesë të veturave në vlerë prej 50 mijë euro. “ZJARRVËNIE- Rr. Gani Daci, Pejë...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati ka deklaruar për “Front Online” se para se të vinte në pushtet Qeveria e udhëhequr...
    Lajme27 Korrik 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se, gjatë 12 orëve të fundit, numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm pas pasdites...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka lëshuar urdhër...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Në njoftim thuhet se do...
    Lajme27 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.