×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Zubin Potokut: Nuk e di nëse do të shkoj në zyrë sot, e kam agjendën shumë të ngjeshur

    FrontOnline
    29 Maj 2023

    Mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dal para objekteve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

    Por në zyrën e tij, sot siç duket nuk do të shkojë  kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

    Ai për Front Online tha se nuk mund ta dijë se a do të shkojë në zyrë se është shumë i zënë sot.

    Zeqiri thotë se do të merr pjesë në takimin e thirrur të ambasadorit amerikan.

    “Sot do të takohem rreth orës 09:00 me ambasadorin amerikan, Jefrrey Hovenier në zyrën e BE-së në Prishtinë. Nuk mund ta dijë se a do të shkojë sot në zyre të komunës, e kam agjendën shumë të ngjeshur”, tha shkurt Zeqiri për Front Online.

    Sot Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

    Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dalë në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

    Sipas raportimeve të REL-it, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.

    Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

    Sipas Kurtit tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe paszgjedhjet në katër komunat në veri.

    Borrell, dje tha se Prishtina duhet të depërshkallëzojë situatën në veri dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.

    Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Borrell shkroi në Tëitter të dielën se duhet vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm mes Misionit të EULEX-it dhe të NATO-s në Kosovë, “për një mjedis të sigurt”./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala thotë se vrasjet e pazbuluara i stimulojnë kriminelët të kryejnë krime. “Prandaj krimi sot është në nivel...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës në Suharekë me Dardan Berishën. Deputeti i PDK-së, Enver hoxha, tha se Berisha është...
    Lajme11 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 11.07.2025 Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Bruksel, 11 korrik 2025 — Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit,...
    Sport11 Korrik 2025
    Përfaqësuesja e Kosovës në beach volley U20 ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Greqisë 2, në kuadër të fazës së parë kualifikuese...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.