×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky përgëzon Erdoganin, thotë se pret në ‘forcimin’ e lidhjeve

    FrontOnline
    28 Maj 2023

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti të dielën rizgjedhjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pavarësisht lidhjeve të ngushta me liderin rus e ka pozicionuar veten si ndërmjetës në konfliktin në vazhdim.

    “E përgëzoj Presidentin Erdogan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. Shpresojmë të zhvillojmë bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe të forcojmë më tej partneritetin tonë strategjik për të mirën e vendeve tona,” – ka shkruar Zelensky në Twitter.

    Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zgjasë 20 vitet e tij në krye të të Turqisë, pasi fitoi balotazhin presidencial të vendit të dielën.

    Erdogan mori 27,513,587 vota, ose 52,14% të votave të hedhura, sipas shifrave të publikuara nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i vendit, duke mposhtur kundërshtarin Kemal Kilicdaroglu i cili kishte 25,260,109 vota, ose 47,86%, shkruan CNN.

    Në anën tjetër, kandidati presidencial Kemal Kilicdaroglu tha se do të vazhdojë të luftojë për “demokracinë e vërtetë” në Turqi në një fjalim nga selia e partisë së tij në Ankara.

    “Në këto zgjedhje u bë i qartë vullneti i popullit për të ndryshuar një qeveri autoritare, pavarësisht nga të gjitha presionet”, tha Kilicdaroglu.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder....
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rrallë është regjistruar në një zonë malore të Kosovës, ku një familje, gjatë një pikniku...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për...
    Sport14 Korrik 2025
    Humbja e Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025 ndaj Chelseat ka lënë pas vetes jo vetëm një...
    Vip14 Korrik 2025
    Moderatorja, Jonida Vokshi ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka folur për humbjen e babait. E...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sportmarketing ka marrë vendim që të mbyllë përkohësisht Pishinën e Gërmisë, pikërisht në kulmin e sezonit veror. Vendimi vjen si masë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.