×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: Zgjedhjet i fituan të gjithë 85 milionë qytetarët e Turqisë

    FrontOnline
    28 Maj 2023

    Nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdogan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroglu, ka 46,59 për qind.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i sigurt në kryesimin e tij të qartë drejt rizgjedhjes, ka deklaruar se fitues në zgjedhjet kombëtare që përfunduan sot janë 85 milionë qytetarët e Turqisë, raporton Anadolu.

    “Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim drejtuar kombit nga qyteti Istanbul.

    “Ne thamë ‘do të fitojmë në një mënyrë që askush të mos humbasë’. Kështu që, sot fituesja e vetme është Turqisë”, theksoi Erdoğan.

    Më tej, ai tha se me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”.

    “Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me vullnetin e kombit tonë”, tha Erdoğan.

    “Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që na besoi edhe një herë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

    Sipas kreut të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 46,59 për qind.

    Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave të kërkuara, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind. Aleanca e Popullit e udhëhequr nga Erdoğan gjithashtu siguroi shumicën në parlamentin turk.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i sigurt në kryesimin e tij të qartë drejt rizgjedhjes, ka deklaruar se fitues në zgjedhjet kombëtare që përfunduan sot janë 85 milionë qytetarët e Türkiyes, raporton Anadolu.

    “Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim drejtuar kombit nga qyteti Istanbul.

    “Ne thamë ‘do të fitojmë në një mënyrë që askush të mos humbasë’. Kështu që, sot fituesja e vetme është Turqisë”, theksoi Erdoğan.

    Më tej, ai tha se me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”.

    “Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me vullnetin e kombit tonë”, tha Erdoğan.

    “Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që na besoi edhe një herë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

    Sipas kreut të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 46,59 për qind.

    Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave të kërkuara, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind. Aleanca e Popullit e udhëhequr nga Erdoğan gjithashtu siguroi shumicën në parlamentin turk.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.