×
  • Vip
  • Vip

    “Të bën rrëmujë” – Bebe Rexha flet sërish për luftën me kilogramët e tepërt pas diagnozës me sindromën e vezores policistike

    FrontOnline
    25 Maj 2023

    Bebe Rexha ka folur hapur për betejat e të qenit në sy të publikut.

    Të enjten (25 maj), kantautorja, 33 vjeçe, ishte e ftuar në emisionin The Jennifer Hudson Show dhe u shpreh se sa “e vështirë” ka qenë që nga shtimi në peshë pas diagnozës së saj të fundit të sindromë së vezores policistike.

    Pasi foli për fillimet e saj në muzikë kur Rexha filloi të shkruante këngë në moshën 13-vjeçare, prezantuesja Jennifer Hudson e ndryshoi temën në pozitivitet trupor dhe e pyeti yllin e popit për një përvojë shqetësuese në mediat sociale, shkruan People.

    Foto: Chris Millard/WARNER BROS

    Këngëtarja e “I’m Good (Blue)” zbuloi se kohët e fundit ka lexuar disa komente rreth shtimit të peshës në një video të TikTok.

    “Dëgjo, ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo do të ndodhë”, i tha ajo Hudson.

    “Unë isha shumë më e hollë dhe fitova pak peshë – kjo vjen me territorin. Nuk jam e inatosur për këtë, sepse është e vërtetë, por kur sheh gjëra të tilla, të bën rrëmujë”, tha ylli.

    “Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tyre, kështu që është disi e vështirë. Por ndihem sikur, ne jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”, shtoi ajo, pas një duartrokitjeje të madhe nga Hudson dhe audienca.

    Foto: Chris Millard/WARNER BROS

    “Dëgjo… Më pëlqen të ha, mirë? Më pëlqen të ha”, shtoi këngëtarja, ndërsa Hudson e mbështeti duke thënë, :“Nuk ka asgjë të keqe me këtë”.

    Rexha, e cila ka qenë e nominuar për tre çmime “Grammy”, më pas ka folur për të rejat e fundit shëndetësore.

    “Shkova te mjeku vitin e kaluar – dhe shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë – por ata më diagnostikuan me PCOS , që është sindroma e vezores policistike”, zbuloi ajo.

    “Është një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë dhe janë të trasha. Unë shtova 13 kilogramë aq shpejt, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi pozitivë dhe thjesht t’u tregojmë njerëzve dashuri”, vazhdoi artistja.

    Gjatë një paraqitje të fundit në emisionin SiriusXM të Gayle King, këngëtarja u hap edhe më shumë për përvojën e saj me PCOS, një çekuilibër hormonal që prek një në 10 gra në moshë riprodhuese.

    Gjendja mund të shkaktojë simptoma si perioda të parregullta, rritje të tepërt të flokëve, puçrra fytyre, shtim në peshë dhe infertilitet.

    “Patjetër që luftoj me peshën time dhe luftoj me pamjen time, dhe ka qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit që kam PCOS dhe shumë gra e kanë atë ”, tha Rexha duke theksuar se shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme me të cilën ajo trajtohet.

    “Është e vështirë… Unë padyshim që kam luftuar me peshën time dhe kam luftuar me ushqimin përgjithmonë”, kishte deklaruar ajo.

    “Më kujtohet se fillova dhe mora marrëveshjen time të parë të regjistrimit muzikor, ata e futë këtë në kokën time dhe më thanë kur mora nënshkrimin për herë të parë, ‘A je gati të futesh në formë? Sepse duhet të humbasësh deri në 10 kilogramë për të bërë këtë karrierë”, ka rrëfyer Bebe.

    Këngëtarja shpjegoi se për shkak se më parë ishte e rrethuar nga gjithë ai negativitet, ajo e kupton rëndësinë se kë mban në rrethin e saj.

    Nga Rubrika
    Vip11 Korrik 2025
    Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory. Bëhet fjalë...
    Vip11 Korrik 2025
    “Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund...
    Vip11 Korrik 2025
    Melinda Ademi po shijon ditët e nxehta të verës në një destinacion veror luksoz, dhe sigurisht, nuk mungojnë as postimet që bëjnë...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.