×
  • Sport
  • Sport

    Dështon Tirana, Partizani merr vendin e parë në Shqipëri vetëm një javë para përfundimit të kampionatit 

    FrontOnline
    25 Maj 2023

    Tirana bën “harakiri” përballë Bylisit dhe praktikisht i “fal” titullit kampion Partizanit. Bardheblutë barazuan 2-2 në Rrogozhinë me ekipin ballshiot, ndërsa të kuqtë fituan 1-4 me Kastriotin në “Elbasan Arena”, duke i marrë kreun Tiranës falë avantazhit në ndeshjen e drejtpërdrejtë.

    Një fund “triller” i këtij kampionati, që do të ketë ende për të “shfaqur” në javën e fundit.

    Skuadra kampione e Shqipërisë dhe skuadra e dytë që do të presë biletën për në Kategorinë e Parë do të vendosen në javën e fundit të kampionatit.

    Verdikti i vetëm përfundimtar, që dhanë rezultatet e javës së 35-të, është rënia matematikisht e Kastriotit në të Parën.

    Në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë, dygolëshi i Hilës nuk mjaftoi për fitoren e bardhebluve, pasi skuadra ballshiote barazoi dy herë, fillimisht me Danladi, më pas me Adilin me 11-m.

    Sa i përket takimit të “Elbasan Arenas” mes Kastriotit dhe Partizanit, të parët shënuan krutanët me Grecën, por përmbysja erdhi shumë shpejt me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën.

    Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë Egnatias (realizloi Lorenco Vila që në minutën e tretë), ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn, por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të (Vllaznia mbeti me 10 lojtarë).

    Takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura ishte Kukësi – Erzeni.

    Në javën e fundit, Partizani, tashmë kryesues, pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.

     

    Nga Rubrika
    Sport22 Korrik 2025
    Në prag të përfundimit të pjesës së parë mes Ballkanit dhe Florianas ka ndodhur një skenë e pazakontë. Klubi nga Suhareka është...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.