×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kurti: Sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike

    FrontOnline
    23 Maj 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të punës për hartimin e strategjisë shtetërore kundër korrupsionit ka thënë se duan etablim të shoqërisë që tregon zero tolerancë ndaj korrupsionit, ryshfetit dhe kontratave në këmbim të parave.

    Kurti ka thënë se indeksi Transparency International është tregues i mirë i luftimit të korrupsionit.

    Ka shtuar se lufta e Qeverisë ndaj këtij fenomeni ka ndikuar edhe në rritjen e ekonomisë.

    I pari i Qeverisë ka deklaruar se duhet të krijohet ambient ku gjyqtarët e prokurorët të zhveshën nga ndikimi politik dhe të marrin vendime në bazë të përgatitjes profesionale.

    “Ne kemi treguar që zyrtari publik punon për t’i shërbyer qytetarëve e jo për t’u pasuruar për vete. Gjatë qeverisjes dyvjeçare kemi treguar rezultate të prekshme në luftimin e krimit dhe kontrabandës që ka rezultuar në arrestimin e mbi 3200 personave, prej të cilëve mbi 300 janë zyrtarë publikë, dhe 38 të arrestuar vetëm në rastin e subvencioneve”, ka thënë ai.

    Kurti ka shtuar se reformën po e vazhdojnë me vetting të pozitave të larta në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe luftim të pasurisë së pajustifikueshme me Byronë Shtetërore për konfiskim të pasurisë.

    Ai ka thënë se “vonimi i rezultateve që me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar mund të numëroheshin edhe sot, bie në përgjegjësinë e partive opozitare që mbështjellin pengimin e çdo reforme me adresim te Kushtetuesja”.

    “Korrupsioni ka lënduar shoqërinë tonë për një kohë të gjatë, duke minuar demokracinë dhe progresin tonë si shtet. Por sot jemi mbledhur për të përmbushur besimin që na është dhënë. Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale ta ruajmë pasurinë shtetërorë dhe buxhetin e shtetit e duke krijuar infrastrukturë ligjore për zbulimin e përfituesve të fondit. Duhet të kthejmë vëmendjen nga prokurimi publik dhe të sigurohemi që çdo kompani e papërgjegjshme të vihet në listë të zeza. Jemi të obliguar të krijojmë ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial zhveshët nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale dhe përgatitjes profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit në bazë të të cilit edhe gjykohet nga publiku”, ka thënë ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Shenoll Muharremi, njohës i politikave, ka kritikuar ashpër deputetët e Kosovës për mungesën e reagimit ndaj krizës që po përjeton vendi për...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e së shtunës në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku për pasojë...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Policia e Kosovës njofton...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë po vazhdon të jetë problem për qytetarët e Kosovës. Kjo rritje e çmimeve është...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ngjarjet e 27 korrik: 17:00- Grupi Marakli t’kerreve mban eventin tradicionale “Diaspora Meeting”, e cila këtë vit shënon edicionin e 8-të. (Prishtina...
    Lajme27 Korrik 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka lëshuar urdhër...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Në njoftim thuhet se do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.