×
  • Sport
  • Sport

    Trepça në finale, fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës në Hendboll

    FrontOnline
    14 Maj 2023

    Trepça është finalistja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Trepça në gjysmëfinale ka shënuar dy fitore ndaj Prishtinës.

    Fitoren e dytë dhe vendimtare, skuadra mitrovicase e arriti të dielën në kryeqytet. Ndeshja dramatike përfundoi 32:31 në të mirë të Trepçës. Golin e fitores e shënoi Deniz Terziqi në minutën e 59-të. Te rezultati 31:31, Oltion Beshiri i Prishtinës nuk realizoi penallti.

    Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi deri në minutën e 25-të. Epërsia e Prishtinës në disa raste ishte tri gola.

    Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë Trepça kishte më shumë nga loja dhe shkoi në pushim me epërsi 15:14.

    18:14 u rrit epërsia në pjesën e dytë në të mirë të mitrovicasve. Prishtina u afrua ngadalë dhe barazoi në 26:26 në minutën e 47-të. Më pas u luajt për secilin gol, por në fund më të koncentruar ishin mysafirët që shënuan fitore.

    Terziqi e Yassine Henahen i shënuan nga shtatë gola për Trepçën. Shpëtim Mehmeti i kishte gjashtë, ndërsa Lulzim Shabani pesë. Kontribut në fitore dhanë edhe portierët.

    Sergio Barreto i shënoi dhjetë gola për Prishtinën. Gjashtë i kishte Albi Gjuka, ndërsa pesë i shënoi Rron Ramadani. Katër gola i shënoi kapiteni Oltion Beshiri.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Sport28 Maj 2024
    Sylvinho publikoi të hënën (27 maj) listën preliminare me 27 lojtarët e ftuar për Euro 2024. Kampionati Evropian që fillon më 14...
    Sport28 Maj 2024
    Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Domenico Tedesco, ka publikuar të martën listën zyrtare të lojtarëve që do të përfaqësojnë vendin në Kampionatin...
    Sport28 Maj 2024
    Tetë futbollistë nga skuadra e Slavia Prague janë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Çekisë për pjesëmarrje në Euro 2024.   Trajneri i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Jovan Mitreski ia ka dorëzuar sot pasdite postin e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit dhe e ka uruar për zgjedhjen. Pas marrjes...
    Vip28 Maj 2024
    Modelja Gresa Hoti ka qenë protagoniste në “5 datat” e Prives. Në bisedë e sipër me prezantuesen, Mbresa Hajrullahu, Gresa ka folur...
    Lajme28 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm përmes dorëheqjes së Qeverisë Kurti....
    Sport28 Maj 2024
    Paris Saint-Germani ka vendosur të dorëzohet në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva. City janë të vendosur ta...
    Sport28 Maj 2024
    Kombëtarja e Kosovës në Volejboll në konkurencën e meshkujve ka bërë publike lista e gjerë për kampanjën kualifikuese për CEV EuroVolley. Këto...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Kreu i Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së ulët, pasi një deputet i krahut të majtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.