×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Gjakderdhja financiare në KEK/ Kontrata një burimore u tejkalua për 3.6 mln €, Nagip Krasniqi nuk e anuloi

    Fatlum Berisha
    20 Prill 2023

    Korporata Energjetike e Kosovës nuk i ka mirë hesapet me numrat. Ajo shpenzoi  3.6 milionë euro më shumë sesa planifikoi kur e hapi një aktivitet prokurimi në qershor të vitit të kaluar.

    Bëhet fjalë për tenderin, i cili kishte të bënte me dizajnin, furnizimin dhe kryerjen e disa punëve për dilatimet e kaldajave B1 dhe B2 në TC Kosova B, raporton “Front Online”.

    KEK kishte planifikuar fillimisht të harxhojë 11.6 milionë euro. Kurse kontratën ia dha për 15.2 milionë sosh kompanisë, Intering SH.P.K.

    Krejt kjo ndodhi para syve të kryeshefit, Nagip Krasniqi. Ky u arrestua të mërkurën nën dyshimet për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit lidhur me dhënien e dy kontratave tjera gjatë mandatit të tij, raporton “Front Online”. Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

    Sidoqoftë, edhe ky tender 15.2 milionë euro do të duhej të anulohej. Kjo nuk ndodhi. Zyrtarët e KEK-ut, të udhëhequr nga Krasniqi, anashkaluan Ligjin e Prokurimit Publik.

    Aty, neni 62 thotë se autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit, i cili nuk rezulton në dhënien e kontratës vetëm për njërën nga këto arsye:

    1.1. një shkelje e ligjit aktual ka ndodhur apo do të ndodh në procedurën e prokurimit,

    1.2 të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit.

    1.3. para hapjes së tenderëve, ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është bërë e nevojshme për shkak të ngjarjeve objektive dhe që mund të demonstrohen dhe/ose arsyeve që janë jashtë kontrollit të autoritetit kontaktues dhe që nuk mund të parashikoheshin në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit.

    Në rastin e tenderit për dilatimet e kaldajave B1 dhe B2 në TC Kosova B vlen pika 1.2 e nenit 62 të LPP-së.

    Kjo meqë të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit, raporton “Front Online”.

    Intering, që u shpall fituese, ofertoi me 15.2 milionë. Kurse grupi i operatorëve, Mitsubishi Power dhe Eco Trade me 30.4 milionë sosh.

    Dyshimet shtohen akoma më tepër për faktin se në këtë tender është përdor procedura e negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë.

    Tenderët një burimor si ky – kufizojnë konkurrencën – teksa rrisin mundësinë për çmime më të larta.

    Kjo procedurë lejohet ligjërisht, por ka raste specifike se kur duhet të aplikohet, raporton “Front Online”.

    Autoriteti kontraktues mund të përdor procedura të negociuara pa publikimin paraprak të njoftimit të kontratës për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e:

    2.1. çfarëdo kontrate publike:

    (i) nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet t`i jepet një operatori të caktuar ekonomik;

    (ii) nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

    (iii) nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues.

    Me kusht që kjo dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente ekstreme mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta ose lëshimeve të autoritetit kontraktues./“Front Online”

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.