×
  • Lajme
  • Lajme

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike

    FrontOnline
    14 Prill 2023

    Vetëm në 11 ditëshin e parë të muajit prill, është importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike. Rënia e temperaturave dhe pamjaftushmëria e mbulimit të konsumit nga prodhimi vendor, ka ndikuar që të importohet energji elektrike në këtë vlerë.

    Brenda këtyre datave prodhimi vendor nuk ka mbuluar të gjithë nevojën për konsum, ndërsa piku më i lartë I regjistruar në këtë periudhë ka arritur deri në 1100 MW\h. Rrjedhimisht, importi ka qenë I domosdoshëm për të mbuluar këtë diferencë në mes konsumit dhe prodhimit.

    Konsumi mesatar ditor ka arritur deri në 19,500 MWh, ose 810 megavat në orë, kurse çmimi në berza ndërkombëtare është mbi 130 euro për megavat/orë.

    Në këto rrethana ajo se çfarë është e rëndësishme për të gjithë sistemin, është vazhdimi i kursimit të energjisë. Pra, të gjitha këshillat e ndara se si të kursehet energjia elektrike duhet të jenë pjesë e përditshmërisë sonë, sidomos në periudha të tilla kur pasojat e krizës energjetike globale kanë prekur rëndë të gjithë sistemin elektroenergjetik.

    Pavarësisht të gjitha pengesave të cilat dalin rrugës, ne gjithmonë do të bëjmë më të mirën tonë për të pasur furnizim stabil dhe të qëndrueshëm për konsumatorët tanë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.