×
  • Opinione
  • Opinione

    Farsa e Hagës

    Halil Matoshi
    10 Prill 2023

    Pjekuria shtetërore e shoqërisë kosovare vjen në shprehje pikërisht me gjetjen koncensuale të një barapeshe ndërmjet zbulimit dhe ndëshkimit të krimeve individuale gjatë luftës çlirimtare dhe vrasjeve politike dhe argumentimit të pafajësisë së katërshës së UÇK-së.

    Nga Halil Matoshi 

    Për këtë duhet ndjekur shembulli briliant i Dr. Ibrahim Rugovës, i cili pati mbrojtur UÇK-në para Tribunalit të Hagës në mënyrë shembullore, e sipas Raison d’État.

    Ibrahim Rugova në maj 2002 ishte dëshmitar i akuzës para Tribunalit të Hagës. Ai e kishte gjetë shtegun e daljës nga hendeku i belasë tipike shqiptare.

    Gratë dhe burrat më të mirë të Kosovës kanë luftuar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe popullin e tyre – pati thënë ai.

    Prokuroria e Dhomave të Veçanta, ashiqare po mësynë t’i argumentojë dy primesa thelbësore, nga ku

    mund të goditët katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Dhe që të dyjat të dyshimta.

    E para, të provojë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte komandë unike dhe efikase mbi guerilën. në tërë territorin e Kosovës dhe sëdyti të argumentojë karakterin ideologjik të saj, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Lëvizjës Popullore të Kosovës (LPK) për të nxjerr në pah që në zanafillën e saj qëllimin e përbashkët kriminal, ndjekjën dhe persekutimin e kundërshtarëve politik, përfshi LDK-në, me qëllim, fajësimin e strukturës udhëheqëse të UÇK-së, sipas përgjegjësive komanduese dhe hierarkisë ushtarake.

    Janë tre fakte, megjithatë që e demolojnë në fillesë këtë pretendim.

    Sëpari, në gjykimet liruese të TPI në rastet Haradonaj dhe Limaj me të tjerët, nuk është argumentuar se UÇK ka pasë një komandë unike dhe efikase dhe Gjykata ka konstatuar se Shtabi i Pëgjthshëm i UÇK-së ishte me shumë strukturë politike se ushtarake;

    Sëdyti, këtë e vërteton letra e katër majit 1999 e departamentit amerikan te shtetit, që thotë:

    “Për më tepër, pasi nuk ka strukturë politike në Kosovë ose komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ata që të përdornin dhe mirëmbajnë çdo ndihmë ushtarake që Shtetet e Bashkuara do të ofronin”.

    Dihet botërisht se kontrollin e plotë të territorit të Kosovës e kishte administrata, ushtria dhe policia serbe, bashkë me shërbimet sekrete, e jo guerilët që lëvizjën e kishin të kufizuar, madje disa nga ta – përfshirë Hashim Thaçin – ishin në fletëarrestet e shtetit jugosllav (RFJ) e shumë të tjerë ishin në shënjestrimin e milicive sekrete serbe.

    Poashtu linjat e komunikimit i kishte nën kotroll të plotë estabilishmdnti politik-ushtarak i RFJ, i cili, në mars 1999 kishte nxjerrë një ligj lufte që ia vënte në dispozicion ushtrisë dhe policisë serbe resurset humane dhe materiale.

    Dhe sëtreti, rënia si kullë prej letre e pretencës për trafikim me organe, për çka edhe është themeluar kjo gjykatë, në bazë të Raportit të Këshillit të Europës, hartuar nga senatori zvicëran Dick Marty.

    Neni i dytë i Ligjit per Dhomat Speciale thotë se fusha e veprimit të Dhomave të Veçanta do të jetë Raporti i Këshillit të Europës.

    Në anën tjetër, janë dy rrethana që e çmontojnë idenë bazë të Prokurorisë për karakterin ideologjik që do të kishte si objektiv ndjekjën e kundërshtarëve politik, sipas modelit të së majtes enveriste.

    E para, shumica dërmuese e anëtarëve të LPK-së që dolën nga burgjet e ish Jugosllavisë, (1990-1991), ku kishin vuajtur tashmë nga nëntë e dhjetë vjet burg, si pjesë e irridentës shqiptare dhe për rolin e tyre në organizimin e demonstratave të vitit 1981, u kyçën në lëvizjën paqësore kundër fashizmit të Slobodan Milošević-it, përkatësisht në LDK-në e Ibrahim Rugovës, brenda në Kosovë dhe jashtë, shumica prej tyre në strukturat udhëheqëse të saj.

    Dhe e dyta, një strukturë ushtarake e ngritur nga LDK (e cila ushtronte ndikim por jo kontroll mbi të) i është bashkuar UÇK-së me Marrëveshjën e Oslo-s të 21-23 majit të vitit 1998, mes Ministrisë së Mbrojtes dhe Shtabit të UÇK-së, ku i jepej një rol dominant Adem Demaçit.

    Në pikën 7 të së cilës thuhet se ndalohet politizimi i ushtrisë, kurse në pikën 8 saktësohej që Komunikatat e UÇK-së nuk do të dilnin në opinion pa u miratuar nga komandanti i SHP të FARK, Koloneli Ahmet Krasniqi.

    Mirëpo, kjo nuk u jetësua kurrë, ngase Krasniqi vritet me atentat në Tiranë pas tre muajve, më 21 shtator 1998 dhe rasti kurrë nuk u zbardh.

    Po pse pra është votuar gjykata speciale me 82 vota në Kuvend?

    Ashiqare që ka ekzistuar një presion ndërkombëtar (amerikan në rend të parë) duke përmendur mundësinë reale që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ngriste një tribunal dhe mbi të gjitha për të hequr njollën historike nga Kosova, që Thaçi e cilësoi si “re të zezë” për kinse trafikimin me organe njerëzore, që ishte një akuzë monstruoze e ngrehur nga Serbia, përmes linjës ruse në Këshillin e Europës.

    Dhe në këtë aspekt, themelimi i gjykatës u dëshmua domosdoshmëni e rezon shtetëror.

    Në aktakuzë, pos shumë pandehmave që nuk mund të provohen kurrë, spikatet edhe fakti se në fillesë të UÇK-së Rexhep Selimi me ndihmën e Adem Jasharit e në dijeni të Thaçit e Veselit kishte sulmuar 12 stacione policore serbe, që e bëjnë lehtë të rrëxueshëm tërë pretendimin.

    Në Kosovë pikërisht ishin njësitet policore serbe ato që bënin terror sistematik shtetëror deri në përmasën e përpjekjës për gjenocid.

    Pra ka ekzistuar qëllimi i zgjidhjës përfundimtare, me plan të qartë (Plani “Patkoi”) për përndjekje me “trenat e vdekjës” (ngjashëm me holokaustin) dhe vrasje të atyre që mbesin, duke “amnestuar” ndoshta 350-500 mijë shqiptarë “të legalizuar” si shtetas, përmes Kartonit famëkeq, të blertë.

    Fundja, përse NATO ndërmori fushatën ajrore 72-ditëshe kundër caqeve të forcave të sigurisë në ish RFJ?

    Afërmendësh, për shkaqe humanitare, për ta shpëtuar një popull nga gjenocidi i sigurt.

    A thua Selimi dhe UÇK-ja duhej t’u dhuronin lule policëve që kishin zëvendësuar administratën shtetërore me ligjin e të fortit, që nga viti 1989 në Kosovë!?

    Si ilustrim më neutral për këtë anomali të Prokurorisë, po përmendim deklaratën e ish-ambasadorit holandez në Prishtinë, Robert Bosch që thotë se cilësimi i UÇK-së si ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’ është qesharak. Ata kanë punuar për ne dhe po të ishin të tillë NATO nuk do të punonte me ta.”

    Porse, a duhej Kosova të krijonte vet Departamentin e krimeve të luftës? Po, padyshim. Ngase Kosova politike shpërdoroi gjykatat duke shkaktuar mosbesim në sistemin e drejtësisë.

    A duhej që drejtësia kosovare t’i zbulonte dhe dënote krimet e luftës dhe trajtimin e pretenduar mizor?

    Gjithsesi.

    A duhej të ngritej një Komision hetues parlamentar për vrasjet politike dhe gjetjet t’i adresonte në gjykatat e rregullta. Patjetër!

    Kush e pengoi?

    Ngërçi i brendshëm me bazë mujshare, papërgkegjësia politike, por edhe drejtësia ndërkombëtare (UNMIK dhe EULEX), që kishte ngritur në Kosovë një mekanizëm byrokratik drejtësie, me shumë fonde e zyrtarë të korrumptuar.

    Në anën tjetër, prokurori serb për krime lufte Vukčević ka pranuar se ka dorëzuar në Dhomat e Veçanta të Kosovës rreth 1000 faqe material inkrimknues për UÇK-në (që fund e krye janë dosje të stisura të BIA-s serbe) kurse zëdhënësi mediatik i fashizmit të Milošević-it, Milovan Drecun tha sëvoni se Serbia i ka zbuluar dhe deponuar në gjykatë të dhënat për 159 burgje ilegale në Kosovë, përderisa pretendohet se janë vrarë 102 shqiptarë.

    Porse, asnjë rast i vetëm i vrasjeve politike (siç është pritur?) të profilit të lartë nuk ka zërë vend në aktakuzë.

    Dhe kjo e vë në dyshim tërë këtë ngrehinë, që po e shtrëngon Kosovën si lak në fyt, për një dekadë.

    Nëse vlenë semantika e ekspertëve të fushës, që thotë se historia përsëritët, sëpari si tragjedi e pastaj si farsë, kjo po që është një farsë.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Opinione17 Maj 2024
    Nga: Ben Andoni  Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen...
    Opinione16 Maj 2024
    Shkruan: Ditmir Bushati Ashtu siç pritej zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut rikthyen në pushtet partinë konservatore VMRO-DPMNE. Ajo siguroi...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Lajme18 Maj 2024
    Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve. Nol Nushi nga PSD-ja një prononcim për...
    Sport18 Maj 2024
    Edhe zyrtarisht ka përfunduar kampionati në Maqedoninë e Veriut. Struga ka fituar zyrtarisht titullin e dytë radhazi kampion në Maqedoninë e Veriut,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.