×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Shëndetësia duke qenë sektor jashtëzakonisht kompleks jo vetëm në Kosovë por në krejt botën, këtij sektori, sidomos gjatë pandemisë, i ra goditja më e madhe.

    “Tani jemi duke punuar në disa shtylla: e para jemi duke punuar në shtyllën e legjislacionit, ku kemi një ligj që nuk përkon me kohën në të cilën jetojmë, pra për ta ngritur në këmbë, siç thatë ju, në këmbë duhet ngritur infrastrukturën ligjore, ku janë 7 ligje që jemi duke punuar dhe me ndryshimin e këtyre ligjeve do të hapet rruga e reformës së mirëfilltë në sektorin e shëndetësisë; Kemi nënshkruar një dokument strategjik dhe një plan veprimi për investime në infrastrukurë dhe në pajisje moderne në sektorin e shëndetësisë që qytetarët të kenë mundësi që ndiehen komod në institucionet tona shëndetësore, por edhe të kenë mundësi që të marrin shërbime me pajisje më moderne të kohës; Resurset njerëzore, ku jemi duke bërë një punë të madhe qoftë në distribuimin racional të punëtorëve shëndetësorë, por edhe me udhëzimin administrativ në shkollim specialistik me standarde evropiane”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

    I pyetur për Komitetin për Shëndetësi nga kryeministri Kurti, Vitia sqaroi se duke qenë sektor i lënë  pas dore për vite me radhë në të shkuarën, qoftë nga keqmenaxhimi, qoftë nga mosfinancimi, derisa revokoi kohën e vitit 2019, kur nga kryeministri Kurti dhe ministri Vitia patën deklaruar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore, duke radhitur sfidat me të cilat është përballë kjo ministri, qoftë më COVID19, etj., ku është arritur të menaxhohet me sukses.

    Më tej ministri Vitia theksoi se pas kalimit të fazës emergjente, Qeveria Kurti iu qas këtij sektori me seriozitet ku edhe u themelua një komitet për shëndetësi, ku edhe kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë që të jetë i përfshirë në këtë aktivitet në përmirësimin e kushteve në shëndetësi.

    “Prej themelimit të këtij komiteti, nga mesi i vitit të kaluar e deri në fund të vitit të kaluar,  ky komitet ka bërë detyrën e vet, ka pasur të gjitha prioritetet që kanë arritur në zyrën e ministrit të shëndetësisë, të cilat janë me rekomandime se si të vazhdohet më tutje”, tha ministri Vitia, duke shtuar se falë angazhimit të këtij komiteti buxheti në këtë ministri është rritur në 298 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Bunkeri në lagjen Ulpianë të Prishtinës po merr një pamje të re. I njëjti po rinovohet për t’u kthyer në një Qendër...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zotëri i parë, Prindon Sadriu, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga gjenocidi në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, për shkak të numrit të madh të tyre pa leje...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landa, ka thënë se në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për fushat e mundshme...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pas gati gjashtë muajsh në rolin e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ende s’ka bërë publike ndonjë kontakt...
    Lajme11 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të...
    Vip11 Korrik 2025
    Melinda Ademi po shijon ditët e nxehta të verës në një destinacion veror luksoz, dhe sigurisht, nuk mungojnë as postimet që bëjnë...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Vlorës, ku një grua nga Ukraina ka humbur jetën, ndërsa vajza...
    Lajme11 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në Srebrenicë për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.