×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Katër viktima në pak minuta në Shqipëri

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasditen e së mërkurës në 3 ngjarje të ndryshme në Shqipëri.

    Qyteti i Kavajës u trondit pas lajmit me dy persona të vdekur. Mësohet se, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike dhe në sherr e sipër kanë goditur njëri – tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë.

    Për pasojë, kanë mbetur të vdekur të dy personat e përfshirë në konflikt. Mësohet se viktimat janë shtetasit Altin Rrexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.

    Me armë raportohet se ka qëlluar Altin Rexha nga Kukësi, ndërsa me thikë ka qëlluar Edmond Gosa nga Kavaja. Mësohet se, Gosa ka goditur me thikë Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.

    Pak minuta nga kjo ngjarje e rëndë, në qytetin e Elbasanit u raportua se një person u gjet i plagosur me thikë në ullishtat e qytetit. Pasi u dërgua në spital, ai ndërroi jetë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç, ndërsa ishte qëlluar me thikë në zemër.

    Një tjetër person i pajetë është gjetur nga kalimtarët pranë një përroi në zonën e Matit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi A.M., 36 vjeç, ndërkohë që trupi i tij u gjet pranë fshatit German.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor./A2news/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për progresin e madh që po e bën Shqipëria drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.