×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehmeti: Në vitin 2022 nga diaspora në Kosovë kanë ardhur mbi 3 miliardë euro

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tregoi se gjatë vitit 2022 mërgata ka sjellë në Kosovë rreth 3 miliardë euro.

    Andaj, Mehmeti tha se mërgata vazhdon të jetë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të financimit të ekonomisë së Kosovës.

    “Diaspora vazhdon të jetë një nga kontribuesit e financimit të ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit 2022, vlera e remitencës ka qenë rreth 1.2 miliardë euro, me një rritje prej 6 përqind. Kjo i bie që shpenzimet e diasporës kanë qenë 1.8 miliardë, që në total i bie nga diaspora në Kosovë në vitin 2022 kanë ardhur mbi 3 miliardë euro. Prandaj, diaspora vazhdon të ketë një kontribut shumë të rëndësishëm për financimin e ekonomisë të vendit”, tha Mehmeti në Tëvë1.

    Ndërkaq, i pyetur se sa parashihet të ketë rritje ekonomike gjatë këtij viti, Mehmeti tha se mund të ketë rritje diku rreth 4 përqind.

    “Parashikimet tona janë që në këtë vit rritja ekonomike do të jetë 4 përqind, ose mbi 4 përqind, përafërsisht kështu do të jetë përafërsisht. Kjo është e ndikuar nga shumë faktorë, siç janë rritja e konsumit dhe rritja e investimeve, pastaj janë remitencat”, tregoi Mehmeti tutje./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.