×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Odës Ekonomike merr pjesë në takimin e Bordit të Forumit Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Forumit Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor.

    Ky takim do të mbahet sot në Shkup, e të cilin e kryeson Oda Ekonomike e Kosovës.

    Në takim do të diskutohet për përparimin e bizneseve të Ballkanit Perëndimor drejt tregut të përbashkët të BE-së.

    Delegacioni i OEK do të takohet edhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Serbisë, për të diskutuar për pengesat që bizneset e Kosovës kanë.

    Njoftimi i plotë:

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, do të marrë pjesë në takimin e radhës të Bordit të Forumit Investiv të Odave (FIO) të Ballkanit Perëndimor, e të cilin e kryeson Oda Ekonomike e Kosovës, që do të mbahet në Shkup, Maqedoni e Veriut, të mërkurën, më 29 mars.

    Në kuadër të takimit të Bordit të FIO, do të zhvillohet një takim i Platformës së Biznesit ËB6-BE (Ballkani Perëndimor – BE) e në të cilin do të diskutohet për përparimin e bizneseve të Ballkanit Perëndimor drejt tregut të përbashkët të BE-së.

    Në të dyja këto takime, kryetari Rafuna do të ketë fjalë rasti e në të cilat do të flasë për rolin e FIO në tejkalimin e barrierave në mes të vendeve dhe përparimin në procesin integrues drejt BE-së. Në margjina të këtyre takimeve që do të mbahen në Shkup, delegacioni i Odës Ekonomike të Kosovës do të takohet me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Serbisë, për të diskutuar për pengesat që bizneset e Kosovës, si dhe për të kërkuar zgjidhje ashtu që të eleminohen këto pengesa.

    Forumi Investiv i Odave të Ballkanit Perëndimor (Ëestern Balkan 6 Chambers Investment Forum – ËB6CIF) është themeluar në vitin 2017 si pjesë e nismës së Procesit të Berlinit dhe synon të bëjë bashkë bizneset e Ballkanit Perëndimor në procesin e transformimit drejt tregut të përbashkët të BE-së. Oda Ekonomike e Kosovës ka marrë kryesimin e radhës të këtij Forumi në shkurt të vitit 2023.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...
    Lajme07 Maj 2024
    Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të...
    Lajme07 Maj 2024
    Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.