×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani dënon sulmet amerikane në Siri

    FrontOnline
    26 Mars 2023

    Teherani ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj forcave të lidhura me Iranin në Siri. Siç raportohet, nga këto sulme janë vrarë 19 persona. Uashingtoni ka thënë se ka kryer këto sulme pas një sulmi vdekjeprurës me dron ndaj forcave amerikane.

    Ministria e Jashtme iraniane dënoi “sulmin terrorist të ushtrisë amerikane ndaj caqeve civile” në rajonin lindor sirian të Deir Ezor.

    Uashingtoni tha se ka kryer sulme hakmarrëse pasi një kontraktor amerikan u vra – dhe një kontraktor tjetër dhe pesë pjesëtarë të personelit ushtarak u plagosën – në një sulm me dron “me origjinë siriane” që goditi bazën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri të enjten.

    Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 19 persona janë vrarë, shumica nga ta sirianë, pas sulmeve që SHBA-ja kreu mëngjesin e së premtes.

    Ky grup monitorues tha se sulmet amerikane nxitën sulme të tjera me raketa nga milicitë e e mbështetura nga Irani.

    Qeveria siriane, që ka aleat të ngushtë Iranin, ka akuzuar SHBA-në se ka gënjyer lidhur me shënjestrat e sulmeve të saj ajrore për të justifikuar “aktin e saj të agresionit”.

    SHBA-ja ka afër 900 trupa në mbarë verilindjen e Sirisë, për të luftuar ndjekësit e mbetur të grupit militant Shteti Islamik, dhe për të mbështetur Forcat kurde Demokratike Siriane, që kontrollojnë pothuajse gjithë verilindjen e Sirisë.

    Personeli amerikan në Siri shpesh ka qenë cak i sulmeve nga grupet e milicive që Uashingtoni thotë se mbështeten nga Teherani.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani, tha se prania e trupave amerikane në Siri është “joligjore” dhe “shkel ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin kombëtar” të Damaskut. Por, ai tha se forcat iraniane janë në Siri me kërkesën e Damaskut.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një vullkan në Antarktidë po nxjerr pluhur ari me vlerë 5,000 paund çdo ditë dhe për shkak të ngadalësisë së shpërthimit të...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e zëvendëskryeministret, Donika Gërvalla dhe Emilja Rexhepi, kanë marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kandidimi i...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka mbërritur në San Antonio të Teksasit. Ai zbriti nga avioni Air Force One me bashkëshorten e...
    Vip11 Korrik 2025
    Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory. Bëhet fjalë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në Seancën e 45-të të Kuvendit të Kosovës, që ka dështuar edhe këtë herë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.