×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Krushë: Kemi përgjegjësinë që brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtet që kemi kaluar ne

    FrontOnline
    26 Mars 2023

    Kryeministri Kurti ka bërë sot homazhe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

    Pas homazheve ai ka folur para gazetarëve.

    Ai tha se përkulet me mall, dhembje e pikëllim, por edhe me shumë dashuri, krenari e admirim.

    “Çdo fillimpranvere i kujtojmë e i përkujtojmë ata të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heroikisht për çlirmin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin tonë. Edhe këtu në Krushë, në vendlindjen e bacës Ukë, të profesorit Ukshin Hotit, të cilit i kemi aq shumë borxh për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekjen tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin që na shërben të gjithëve si Republikë”.

    “Këtu përkulemi me shumë mall, dhembje, e pikëllim por në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim që i patëm këta burra e gra me nëkrye me Ukshin Hotin dhe arritëm çlirimin e vendit e njëkohësisht kemi udhërrëfyesin se si të ecim përpara pa u ndalur, pikërisht për shkak të veprës së tyre, jetës së tyre, rënies së tyre me flijim e sakrificë. Sot si institucione të Republikës, shtetit, me përgjegjësi dhe si qytetarë të Republikës dhe Shtetit me vetëdije bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtjet dhe humbjet që kemi kaluar ne, por në të njëjtën kohë të kenë një të ardhme të ndritshme”, tha Kurti pas homazheve.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Tërmeti me magnitudë 3.4 ballë ka goditur këtë të diel Shqipërinë. Siç raporton A2CNN, tërmeti u regjistrua në afërsi të Vlorës. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përpjekja e 46-të e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Puna në minierë mbetet një nga profesionet më të vështira dhe më të rrezikshme në vend, ku përveç sfidave fizike minatorët përballen...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.