×
  • Lajme
  • Lajme

    Shahini: Rënia ekonomike në 3% shkaku i mungesës së investimeve kapitale

    FrontOnline
    26 Mars 2023

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, i vlerëson shqetësuese parashikimet se rritja ekonomike do të jetë vetëm rreth 3 për qind në vitin 2023.

    Shahini thotë se Qeveria Kurti po mburret për rritjen e të hyrave në buxhet, por në fakt ato para janë “ngujuar” pasi nuk ka investime kapitale dhe qarkullim të parasë.

    Teksa ka folur për rritjen e të hyrave nga TVSh-ja, Shahini e sheh këtë si normale për shkak të rritjes së çmimeve.

    “Është e vërtetë se janë shtuar për shkak të rritjes së bazë së importeve, rritjes së çmimeve të ndryshme dhe me automatizëm rriten të hyrat nga TVSh-ja, dogana dhe shërbimet e tjera”.

    “Kur kihet parasysh se gjatë kësaj kohe ne vetëm kemi pasur shtrenjtim të çdo sektori, të çdo produkti, të çdo shërbimi dhe në këto shërbime është paguar TVSh-ja dhe tatimi në fitim, dhe kjo ka ndikuar dukshëm pozitivisht në rritjen e të hyrave në buxhetin e Kosovës, por edhe në buxhetin i cili është duke u mbajtur nëpër banka dhe nuk është duke u shpenzuar”.

    “Janë rreth 760 milionë euro të cilat tashmë janë më tepër e që Qeveria nuk ka ditur t’i shpenzojë dhe nuk po i shpenzon. Kjo nuk është për mburrje se #ne kemi para dhe nuk po i shpenzojmë’. Por kjo është një mangësi, pasi po marrim para nga qytetarët dhe nuk kemi projekte për t’i shpenzuar”.

    “Në momentin kur kemi më shumë të hyra sesa projeksioni buxhetor, atëherë në këtë vit ishte dashur të shikohen ose të ulen taksat për disa shërbime ose të rriten mundësitë e investimeve kapitale, në mënyrë që këto para të mos mbesin të paqarkullueshme por të hyjnë në qarkullim. Kjo në formë zingjirore e rritë dhe i dyfishon të hyrat për buxhet dhe për biznes”.

    Sipas tij, rënia ekonomike nga 10.7 për qind sa ishte në vitin 2021, i cili ishte vit i hapjes pas pandemisë, ra në rreth 3 për qind në vitin 2022 pikërisht për mungesë të investimeve kapitale.

    “Flasim për një ekonomi e cila kryesisht varet nga importi dhe këtë vit për herë të parë Kosova ka një eksport mbi 850 milionë euro, që ky është produkt i bizneseve të Kosovës që kanë gjetur mundësi dhe tregje, kemi rritje të importeve nga të gjitha anët, kemi rritje të të hyrave nga buxheti për shkak të rritjes së bazës, kemi rritje të shërbimeve të të gjitha produkteve, të rritjes së energjisë pothuajse dyfish e që kjo e ka dobësuar shumë fuqinë blerëse”, u shpreh Shahini.

    “Kemi tendencë të rritjes së ikjes së qytetarëve nga Kosova e që mesatarisht gjatë këtyre dy viteve neve vetëm me dokumentacion na kanë ikur mbi 100 mijë qytetarë që kanë marrë viza pune dhe ata janë njerëz profesionalë, shumica prej tyre. Kjo neve na bën që Kosova mos të jetë një vend aq i përshtatshëm për të jetuar, por qytetarët e Kosovës po kërkojnë vazhdimisht vend për të jetuar”.

    “Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente që krahas rritjes së shërbimeve të çmimeve të shikojë rritjen e standardit jetësor, gjithsesi duke futur paranë në qarkullim, duke mos e ruajtuar atë, por duke e investuar në projekte kapitale që në mënyrë zingjirore kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë”. /EO

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do...
    Lajme05 Maj 2024
    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. “Happy Easter, Chag Pesach Sameach, Gëzuar...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Himena i është future garës për çmimin e madh në “Ferma VIP”. Ajo sot ka...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse në rajonet Kharkiv dhe Dnipro të Ukrainës dhe në qytetin port të Detit të Zi të Odesa vranë të paktën...
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Me anë të një postimi në platformën X, ajo ka theksuar...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste nën ndikim të alkoolit. “Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.