Pasi i mbijetoi një përpjekje për vrasje, një rrëzimi të aeroplanit dhe kancerit të gjirit, një grua 99 vjeçare e mposhti edhe koronavirusin.
E sëmura nga demenca, Joy Andrew, kontraktoi koronavirusin në shtëpi të pleqve, e cila më pas u vendos në njësitin e kujdesit intensiv, transmeton lajmi.net.
Por ditë pasi vajza e saj Michele Andrew, 57 vjeç, e vizitoi t’i jepte lamtumirës së fundit, ajo nisi ta luftonte virusin pandemik.
Personeli i shtëpisë së pleqve ishin pesimistë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm lidhur me fatin e saj.
Andrew lindi dhe u rrit në veri të Londrës në vitet 1920 para se të bashkohej në Forcën Ajrore Ndihmuese të Grave si rreshtere gjatë luftës, ku ajo shërbeu në Sallën e Operacioneve në Komandën Bomber.