Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me COVID-19, ndërsa janë shëruar 10 persona, raporton Front Online.
Deri tani në këtë komunë janë regjistruar 756 raste të infektuara me koronavirus, 45 persona kanë vdekur, ndërsa aktive janë edhe 94 raste.
“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 756 raste, prej tyre 617 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 94 persona”, bëhet e ditur për media.