×
  • Lajme
  • Lajme

    926 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më që kanë rezultuar pozitiv ka shkuar në 34 mijë e 940 raste, ndërsa u shëruan 21 mijë e 396.

    Mirëpo shkak i infektimit me SARS CoV2 kanë vdekur 926 persona. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë 12 mijë e 618 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

    Ndërkohë që komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin me të lartë të infektuarve me koronavirus.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.