Vetëm gjatë javës së fundit, 92 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë, raporton “Front Online”.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), shihet se të dielën, dje, jetën nga COVID-19 e kanë humbur 10 qytetarë, deri sa të shtunën më 21.11.2020 nga COVID-19 kanë humbur jetën 19 qytetarë.
Po ashtu të premten 20.11.2020 nga infektimi me këtë virus jetën e kanë humbur jetën 11 qytetarë, deri sa të enjten më 19.11.2020 jetën e kanë humbur 14 qytetarë, raporton “Front Online”.
Po ashtu, edhe të mërkurën më 18.11.2020 betejën me këtë virus e kanë humbur 11 qytetarë, deri sa të martën më 17.11.2020 jetën e kanë humbur 16 qytetarë. Gjithashtu edhe të hënën më 16.11.2020 betejën më COVID-19 e kishin humbur qytetarë, raporton “Front Online”.
E diel 22.11.2020 10 të vdekur
E shtunë 21.11.2020 19 të vdekur
E premte 20.11.2020 11 të vdekur
E enjte 19.11.2020 14 të vdekur
E mërkurë 18.11.2020 11 të vdekur
E martë 17.11.2020 16 të vdekur
E hënë 16.11.2020 11 të vdekur