Në komunën e Malishevës vazhdojnë të jenë edhe 91 raste aktive të personave të infektuar me koronavirus.
Sot në këtë qytet janë shëruar 12 persona teksa janë shënuar edhe 8 raste të reja.
“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 12 persona, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, si dhe nga kontaktet në terren. Rastet e sotme të regjistruara me covid-19 në Malishevë, janë nga këto vendbanime: nga 2 raste në Balincë dhe Kijevë, dhe nga 1 në rast në Damanek, Llazicë, Mleqan dhe Tërpezë e Poshtme. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 457 raste, prej tyre 338 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 91 persona”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Në ndërkohë sot IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për 627 raste të reja me koronavirus në nivel vendi.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 43 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Në ndërkohë betejën me koronavirus e kanë humbur 22 të infektuar.