Një përleshje mes katër personave ka ndodhur në Merdarë.
Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se deri te përleshja ka ardhë pas një mosmarrëveshjeje.
Të katër të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Fsh. Merdare, Podujevë 30.08.2022 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit meshkuj kosovarë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Front Online