×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e nderon Statovcin, e quan figurë të jashtëzakonshme

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci në 25-vjetorin e protestave studentore.

    Kurti tha se ish-rektori i Universitetit të Prishtinës që u priu studentëve në këto protesta ishte gjithmonë me ta dhe në ballë të ndryshimeve.

    Sipas tij, Statovci ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur.

    Kryeministri më tej shtoi se Statovcin e kujtojnë me mall duke shtuar se Kosova është  me fat që pati  një njeri të tillë.

    “Profesori në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, dekadat e jetës së tij ja kanë vlejtur për të gjithë. Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur”.

    “Ishte gjithmonë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve. E kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me shumë krenari se ishim me shumë fat që e patëm”.

    Bashkëshortja e ish-rektorit, Drita Halimi-Statovci, edhe pse tha që e ka të vështirë të flas, para të pranishmëve tregoi për momente kur bashkëshorti i saj i fliste për protestat e studentët.

    Ajo më tej ka shtuar se profesori i kishte thënë se do t’i mbrojë studentët.

    “Në këto raste e kam të vështirë të flas, faleminderit veç mundem me thënë për respektin që i bëni”.

    “Pa të protesta do të ishin ndryshe, ai ditë që ka dalë në demonstrata më tha jam aty e di ku jam do t’i mbrojë studentët”.

    Bujar Dugolli, që në atë kohë iu printe protestave bashkë me Statovcin e quajti atë sinonim të lirisë e pavarësisë, raporton EO.

    “Njeriu që ushte pranë studentëve, njeriun që ishte rektor. Dhimbja është e madhe për të gjithë ne që punuam me të. Ai ishte sinonim i lirisë dhe pavarësisë”.

    Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat që qëllim kishin kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.