Nëntë persona kanë vdekur nga Coronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 467 kanë rezultuar pozitivë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.914 persona, derisa janë shëruar 214 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive deri tani është 69.697, i të shëruarve 60.063 dhe i të vdekurve është 1.608.