Përhapja e pandemisë ka bërë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të hartojë një udhëzim me tre skenarë për mbajtjen e mësimit, raporton portali FrontOnline.
Nga MASH-të, për FrontOnline, kanë thënë se bazuar në të dhënat që kanë, 47 shkolla në Kosovë, janë duke mbajtur mësim online sipas skenarit C.
“Numri i shkollave të cilat janë duke organizuar mësimin në skenarin C sipas komunave është 47”, thuhet në përgjigjen e MASH.
Ndërsa shkollat të cilat po mbajnë mësim online, janë nga këto komuna të Kosovës, numri më i madh i shkollave të cilat kanë kaluar në skenarin C janë nga Komuna e Pejës.
Prishtinë 8 shkolla,
Vushtrri 6 shkolla,
Viti 1 shkollë dhe 1(çerdhe publike),
Obiliq 2 shkollë
Decan 2 shkolla
Skenderaj 1 shkollë
Fushë Kosovë 1 shkollë
Gjakovë 1 shkollë
Drenas 1 shkollë
Pejë 9 shkolla
Junik 1 shkollë
Ferizaj 3 shkolla
Shtime 2 shkollë
Klinë 2 shkolla
Kaçanik 2 shkollë
Kamenicë 1 shkollë
Lipjan 1 shkollë (kolegj privat)
Prizren 1 shkollë
Mitrovicë 1 shkollë