Gjatë 24 orëve është konfirmuar edhe shërimi i katër pacientëve.
Njoftimi i plotë nga spitali:
316 pacientë kanë kryer analiza, dhe në total kanë bërë 4,644 analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 8 operacione janë bërë gjatë ditës së djeshme.
252 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
Aktualisht 46 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 janë shëruar./Front Online/