Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 45 pacientë me Covid-19.
Sipas njoftimit të këtij spitali në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se nga këta 45 pacientë, dy prej tyre janë në respirator, 36 në oksigjenoterapi dhe nëntë pacientë në gjendje më të rëndë.
Kurse, janë shëruar dy pacientë.
Njoftimi i plotë:
9 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 289 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,037 analiza.
218pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje,2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar./Front Online/