Prokuroria Themelore në Pejë pritet që sot të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e rëndë.
Lajmin për Front Online e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Sot pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, u shpreh Nikçi.
Në ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën e tij në shtëpi.
Vrasja është konfirmuar edhe nga policia për rajonin e Pejës.
Ndërsa, i dyshuari është arrestuar./Front Online