Këngëtarja Morena Taraku ka reaguar për videon në të cilën shfaqet dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.
Në profilin e saj në Instagram ajo ka shkruar:
“Zhveshe atë uniformë se nuk të paska hije e mos i njollos edhe të tjerët”.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ndërsa videon e ka publikuar aktorja Kaltrina Zeneli në Facebook.
Gjithashtu shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë ku ndodhi sulmi fizik ndaj të moshuarës ka dal me vendim për infermieret e përfshira në këtë rast.
Bordi i këtij institucioni privat kanë vendosur që të suspendohen nga puna Aurona Pelaj dhe tri infermieret e tjera të përfshira në rast.
Ky institucion në arsyetimin e dhënë e kanë quajtur “sjellje të pahijshme” sulmin fizik ndaj të moshuarës të Aurona Pelaj dhe për këtë arsye suspendohet.