Në fshatin Baicë të Gllogocit, dje është arrestuar një person për shkak se afër shtëpisë së tij e kishte dëmtuar mbyllësin e gypit kryesor të sistemit të ujitjes Ibër Lepenc.
Bëhet e ditur se i dyshuari dëmin e kishte shkaktuar në shenjë revolte pasi nuk ishte kyçur në sistem të ujitjes.
Me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Baicë, Gllogoc 18.08.2022 – 14:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se afër shtëpisë së tij e kishte dëmtuar mbyllësin e gypit kryesor të sistemit të ujitjes Ibër Lepenc. I dyshuari dëmin e kishte shkaktuar në shenjë revolte pasi nuk ishte kyçur në sistem të ujitjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online