×
  • Lajme
  • Lajme

    873 raste të reja me koronavirus për 24 orë

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    873 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë për 24 orë.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Shtime dhe Suharekë.

    Po ashtu për 24 orë kanë vdekur edhe 11 persona.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    544 TË SHËRUAR DHE 873 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 873 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 87.067 raste nga 410.169 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.830 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 544 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.813 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.424.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Shtime dhe Suharekë.

    Të nderuar qytetarë!

    Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 873 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 372 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 11 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

    Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

    IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

    Andaj rekomandojmë edhe një herë:

    1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
    2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
    3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
    4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
    5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

    IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

    IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

    Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

    Qytetarë të nderuar,

    Ju lutemi për kujdes të shtuar!

    Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

    Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

    Mbani në mend:

    FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!

    DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.