Një person i moshës 87-vjeçare gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit të Kosovë, raporton Express.
Bëhet fjalë për personin e lindur në vitin 1933.
E për këtë rast kanë folur edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Ministri Zemaj tha se kanë dyshime që virusin tashmë të ndjerit ka mundur që t’ia transferoj dikush nga të afërmit.
““Rritja e numrit të këtyre ditëve është nga mos-disiplina individuale. Kjo situatë nuk i konvenon askujt. Dje kemi pas një vdekje të vitit 1933, besoni ai rast nuk ka dal prej shtëpisë. Dikush ia ka çu virusin atij në shtëpi”, thotë Zemaj.