Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se remitancat në shkurt 2024 kanë arritur në vlerën e 87.9 milionë euro.
Krahasuar me janarin remitacat në shkurt shënuan rritje për 1.5 milionë euro.
“Remitancat në janar 2024 arritën vlerën 86.4 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin shkurt 2024 ishin rreth 87.9 milionë euro, duke arritur kështu vlerën prej 174.3 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit shkurt kanë qenë përmes IFJB 64.4%, bankave 15.9%, ndërsa kanalet tjera 19.7%”, thuhet në njoftim.