Sipas të dhënave të fundit, në zonat serbe në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruan 86 raste të reja me koronavirus.
Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore, ka bërë të ditur se përveç 86 rasteve të reja, 39 persona janë shëruar.
Aktualisht ka 545 raste aktive në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Që nga fillimi i epidemisë, 15,057 serbë të Kosovës janë testuar, nga të cilët 4,377 janë konfirmuar me COVID-19.
Deri më tani, 107 persona kanë vdekur në komunitetet serbe në Kosovë nga COVID-19.