Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1 mijë e 930 mostrat e testuara janë regjistruar 855 raste poziitve me Covid-19.
Sipas IKSHPK-së, përsëri me numrin e rasteve prin komuna e Prishtinës, përcjell FrontOnline.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.
Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes./FrontOnline/