828 raste me COVID-19 janë konfirmuar së fundi në shtetin e Kroacisë.
Si pasojë e infektimit me këtë virus, 15 pacientë kanë humbur jetën, transmeton lajmi.net.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja u bë e ditur se 558 nga të infektuarit janë në Zagreb.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus deri më sot në Kroaci është 10 mijë e 919.
864 prej të infektuarve vazhdojnë të trajtohen në spital, e 65 prej tyre janë me respiratorë.
Që nga muaji shkurt 2020, kur edhe u konfirmua rasti i parë i infeksionit, në Kroaci janë regjistruar gjithsej 37 mijë e 208 raste, ku numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 452.
Duhet përkujtuar që thuajse në shumë vende të Evropës pati një ngritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, ku edhe shumë vende u detyruan të rrisin masat anti-COVID.