Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë të tij në Zall-Bastar.
Sipas policisë, kanë nisur hetimet rreth shkakut të vdekjes së të moshuarit, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.