×
  • Lajme
  • Lajme

    80 raste aktive me koronavirus në Kaçanik

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Qendra e Mjekësisë Familjare “Dëshmorët e Lirisë”, në Kaçanik ka njoftuar se sot në këtë komunë janë regjistruar edhe 4 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

    Bazuar në këtë njoftim aktualisht në Kaçanik janë edhe 80 raste aktive me këtë virus.

    “Nga të dhënat zyrtare nga raporti 24 orësh i IKSHPK-së ,Kaçaniku i ka të konfirmuara 4 raste të reja me COVID-19.Rastet e reja janë nga Kaçaniku. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID – 19 ,që nga fillimi i pandemisë – 250 në Kaçanik, të shëruar 160 dhe raste aktive 80 !”, thuhet në njoftim.

    Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive”, ka njoftuar IKSHPK.

    Në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes, duke çuar në 1 mijë e 40 numrin e te vdekurve si pasojë e koronavirusit.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)”, bën të ditur IKSHPK.

    Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 324 persona, duke çuar në 29 mijë e 910 numrin e të shëruarve.

    “Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722”, njofton IKSHPK.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.