×
  • Lajme
  • Lajme

    8 seanca për konstituim të Kuvendit të Kosovës – gjashtë prej tyre dështuan pasi Albulena Haxhiu nuk mori 61 vota për

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Përsëri u tentua që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit, por e njëjta nuk arriti që të siguronte votat e mjaftueshme

    Haxhiu për dallim nga tentimet e kaluara ku merrte standard 57 vota për, votimi i gjashtë për të solli një befasi – ajo u votua vetëm nga 54 deputetë me votë për, me 44 kundër e tri abstenime.

    Emri i Albulena Haxhiut u hodh për herë të gjashtë në votim.

    Kështu pas dështimit për tu zgjedhur Kryetare e Kuvendit, u vendos që të enjten të mbahet seanca e ardhshme duke filluar nga ora 10:00.

    Komentet dhe qëndrimet e partive opozitare ishin të njëjta, që fajësonin partinë e parë për dështim dhe mos-konstituim të Kuvendit të Kosovës.

    Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk po zmbrapset ende nga propozimi i tyre fillestar.

    Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë se kjo tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri.

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja dhe se dikush duhet të votohet në bazë të lidershipit, e jo që është grua.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ndien keqardhje për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës ku edhe sot dështoi të zgjidhet propozimi i

    “Shpreh keqardhjen për këtë tallje që po bëhet nga ana e partisë së parë e cila edhe sot për tetën herë sillet me mentalitetin e njëjtë. Demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim. Institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politikë të veçantë. Duhet ta kuptojnë të gjithë që koha e sundimit njëpartiak dhe e monizmit ka përfunduar. Sa më parë që t’i kuptojë Lëvizja Vetëvendosje këto tri çështje aq më mirë për vendin”, tha ai.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të votohet për kryeparlamentare sepse është grua.

    Kica-Xhelili ka thënë se në vend që ta theksojnë kontributin e saj politik, deputetët e VV-së e kanë reduktuar historinë e Haxhiut në faktin se ajo është grua.

    “Pra, sipas tyre, duhet votuar – jo për përgatitjen apo lidershipin – por sepse është grua. Në një analizë politike, do të sqaroja të gjitha rrethanat pse Albulena Haxhiu nuk i ka aftësitë e lidershipit apo përgatitjen e nevojshme, por për hir të mesazhit këtu, nuk po hyj në atë analizë”, tha ajo.

    PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

    Para Seancës së tetë të Kuvendit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se VV-ja duhet ta ndryshojë kandidatin për kryeparlemantar në mënyrë që t’i merr votat e deputetëve.

    “Nëse ndërrohet kandidati mund të lëvizë diçka, përndryshe situata do të jetë e njëjtë. Kemi dhënë një zgjidhje për kandidatë unifikues, nëse kjo ndodhë me siguri se do të votohet. Ne kemi përmendur dy emra, por ka edhe emra të tjerë”, tha Haradinaj.

    Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

    Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit.

    Ndërkaq, sot ai tha se partitë po i bllokojnë deputetë e opozitës të votojnë kandidaten e propozuar nga ta.

    “Siç i dëgjuat edhe të tjerët pra ka akuza që po kërkohet të votohet me zor, përkundrazi kemi dëgjuar që deputetë individualë nga opozita kanë shprehur vullnetin që të dalin nga kjo situata dhe të votojnë për, megjithatë janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë që të ndahen nga Grupi Parlamentar dhe nga vota uniforme që e kanë si grup”, tha Murati.

    Nga ana tjetër Kurti nuk foli as edhe një fjalë para gazetarëve, ai erdhi dhe shkoi nga Kuvendi ‘pa çehre’.

    Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur.

    LVV-ja i ka fituar zgjedhjet me 42 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvend. Por, edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve.

    Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.

    AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq, më saktësisht në fshatin Dobrava, është gjetur pa shenja jete një femër në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.