Shkëndije Mujaj është goxha aktive në rrjete sociale.
Ajo në vazhdimësi me ndjekësit e saj të shumtë bashkëbisedon sa i përket mënyrës së re të jetesës si e përkushtuar tërësisht ndaj fesë dhe përgjigjet në çdo pikëpyetje që ndjekësit mund të kenë.
Një ndër to lidhej me pjesën përsonale të Shkëndijes.
Dikush e ka pyetur atë nëse është martuar me një hoxhë, ashtu siç përflitet prej kohësh.
“Shumë lehtë është me fol kot ose me të dëgjuar. Kujdes, mos beso çfarë thuhet se është një gjynah i madh i veshësh dikujt diçka të pavërtetë” – është shprehur Shkëndija duke e mohuar një zhvillim të tillë.
Në lidhje me martesën, ajo ka lënë përgjigje të padefinuar duke u shprehur se “nëse nuk është, nuk e ka detyrim, ndërkohë nëse është, nuk e ka bërë një gjë të tillë për ta ditur publiku”.